Aksident i pazakontë në Sauk, makina përplas lopën në Unazën e Madhe

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2025, 17:04 | Kronikë

Një aksident i pazakontë është regjistruar në Unazën e Madhe të Tiranës pasditen e kësaj të shtune.

Në pamjet e siguruara nga A2 CNN shihet se një makinë është përfshirë në aksident duke përplasur një lopë që lëvizte në mes të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Saukut. Sakaq, nga aksidenti nuk raportohet të ketë pasur dëme në njerëz, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos