Aksident i rëndë në Berat, makina i merr jetën nënës në sy të të birit të mitur

Nga A2 CNN
17 Janar 2025, 19:36 | Kronikë

Aksident i rëndë në Berat, makina i merr jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar pak mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Berat-Dimal.

Sipas të dhënave paraprake, makina e drejtuar nga 25 vjeçari A.T. ka përplasur një grua që po kalonte rrugën së bashku me fëmijën e saj të mitur.

Si pasojë e aksidentit shtetasja L.Gj. ka ndërruar jetën, teksa fëmija i saj 2 vjeçar nuk ka probleme për jetën.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos