Aksident i rëndë në Fier, makina përplas kalimtarin

Nga A2 CNN
27 Mars 2024, 21:53 | Kronikë

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas kalimtarin

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Grecallisë.

Një këmbësor është goditur nga një automjet tip “ Fuoristradë” duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit. Burimet paraprake bëjnë me dije se i lënduari si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë