Aksident në aksin Krutje-Pushimi i shoferit, dy të plagosur

Nga Artin Halili
4 Qershor 2026, 13:09 | Kronikë

Aksident në aksin Krutje-Pushimi i shoferit, dy të plagosur

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal me ujë mesditën e sotme.

Aksidenti ka ndodhur ne aksin Krutje-Pushimi shoferit, shkruan A2.

Drejtuesi i mjetit tip Benz, i cili ishte në prani të djalit të mitur, ka humbur kontrollin e mjetit ku më pas nuk ka arritur ta mbajë në karrexhatë, por ka përfunduar duke u përmbysur në një kanal me ujë.

Kanë qenë dy djem të zonës, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë dy personat nga makina.

Ndërhyrja e menjëhershme bëri që të dy personat që ndodheshin në mjet të dilnin shëndoshë e mirë.

Në vendgjarje erdhën dhe forcat zjarrfikëse së bashku me policinë e ambulancën, ku këta të fundit morën për në spital dy  personat për të kryer ekzaminime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos