Aksident në Maliq, makina përfundon në kanal! Plagosen 2 persona

Nga A2 CNN
18 Janar 2025, 15:03 | Kronikë

Aksident në Maliq, makina përfundon në kanal! Plagosen 2 persona

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në afërsi të fshatit Libonik të Maliqit, shkruan A2 CNN.

Sipas informacioneve bwhet e ditur se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin e për pasojë makina ka përfunduar në kanal, anës aksit nacional Korçë-Maliq.

Në mjetin tip Volkswagen që ka dalë nga rruga, kanë qenë duke udhëtuar dy persona të cilët të dy janë lënduar si pasojë e aksidentit.

Policia dhe zjarrfiksja mbërritën në vendin e ngjarjes për të dhënë ndihmën e nevojshme për të lënduarit.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos