Rezulton i zhdukur prej 2 ditësh, dyshime se peshkatari 63-vjeçar është mbytur në lumin Vjosë

Nga A2 CNN
18 Janar 2025, 12:51 | Kronikë

Rezulton i zhdukur prej 2 ditësh, dyshime se peshkatari 63-vjeçar

Prej dy ditësh 63-vjeçari Ëngjëll Kanani, rezulton i zhdukur dhe dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit Vjosë.

Sipas burimeve për A2 CNN, kallëzimi në Polici është bërë nga shoku i tij 64-vjecar, të dy banues në Berat. Sipas banorit të fshatit Kashisht, Aleksandër Rakipi, dy peshkatarët vinin pothuajse çdo ditë në zonë për të peshkuar me grep.

Ditën e ngjarjes ata janë parë duke peshkuar në vende të ndryshme dhe kishin lënë një vend takimi rreth orës 14:30, takim që nuk u realizua kurrë. Po sipas Rakipit 63-vjeçari i humbur vuante nga zemra dhe dyshohet se mund të ketë rënë në ujërat e lumit Vjosë.

Ky lumë të mbyt në çdo kohë thotë ai, nëse nuk e njeh teksa ka theksuar se ka patur kontrolle të vazhdueshme nga Policia e cila ka krehur të gjithë zonën. Babai i dy fëmijëve prej tre vitesh peshkonte në lumin Vjosë, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë kërkimet për gjetjen e 63-vjeçarit vijojnë në bashkëpunim me polumbarët e RENEA-s dhe nuk janë përqëndruar vetëm përgjatë rrjedhës së lumit, por në të gjithë zonën e Kashishtit dhe Kafarajt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos