Aksidenti në Berat, kush është 30-vjeçarja që u përplas për vdekje nga makina në sy të fëmijës. Dalin pamjet

Nga A2 CNN
17 Janar 2025, 20:25 | Kronikë

Aksidenti në Berat, kush është 30-vjeçarja që u

Lavdie Gjata është 30-vjeçarja që mbeti viktimë e një aksidenti në aksin rrugor Berat-Dimal mbrëmjen e sotme, teksa ishte me fëmijën e saj 2 vjeç.

A2 CNN ka siguruar edhe pamjet nga vendngjarja, ndërsa sipas të dhënave paraprake, makina e drejtuar nga një 25 vjeçar e ka përplasur atë teksa po kalonte rrugën së bashku me fëmijën e saj të mitur.

Aksidenti në Berat, kush është 30-vjeçarja që u

Fatmirësisht fëmija i saj 2 vjeçar është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti në Berat, kush është 30-vjeçarja që u

Njoftimi i Policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe  vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos