Aksident në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, makina përmbyset në kanal

Nga Çaku Tafa
18 Janar 2025, 19:29 | Kronikë

Aksident në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, makina

Një aksident ka ndodhur në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Çerkovinë, ku një automjet ka përfunduar përmbys në një kanal.

Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë.

Për shkak të rrethanave, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e shërbimeve të zjarrfikëses për të nxjerrë të plagosurin nga makina.

Aktualisht, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos