Aksident rrugor në Klos, “Ford” dhe “Benz” përplasen “kokë më kokë”

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 10:04 | Kronikë

Aksident rrugor në Klos, “Ford” dhe “Benz”

Një aksident rrugor është regjistruar, mëngjesin e kësaj të marte, në vendin e quajtur "Shkallë", ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, ku një makinë tip "Ford", që drejtohej nga shtetasi A.G., është përplasur me automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin U.K.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 shoferët, të cilët janë dërguar në spital. Nga raportimet paraprake, ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos