Vrau me grusht një 55-vjeçar, Apeli zbut dënimin ndaj Rei Metës, djalit të anëtares së KLP-së

Nga Armand Bajrami
10 Qershor 2024, 17:15 | Kronikë

Gjykata e Apelit zbut dënimin ndaj Rei Metës, djalit të anëtares së KLP, Nurihan Seiti, i akuzuar për "vrasjen nga pakujdesia" të 55-vjeçarit, Armand Meshau, gushtin e vitit 2023 në Vlorë.

Ndonëse ka lënë të pa ndryshuar kualifikimin e veprës penale, Apeli ka vendosur të ndryshojë dënimin me 3 vjet burg, dhënë nga Gjykata e Vlorës, në një dënim të ri me 2 vjet e 3 muaj.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht, Meta duhet të vuajë 18 muaj burg.

Ngjarja për të cilën u dënua Meta ndodhi në ambientet e një internet-kancelarie në lagjen "Hajro Cakërri" në Vlorë. Pas një konflikti verbal për shkak të një borxhi të pretenduar ai goditi disa herë me grushte biznesmenin Meshau, duke i shkaktuar dëmtime që i morën jetën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani