Incident në protestën para bashkisë, qëllohet me gur në kokë një polic

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 13:01 | Kronikë

Një incident më i rëndë se herët e tjera është regjistruar në protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës.

Një efektiv policie ka mbetur i lënduar pasi u qëllua me gurë prej një prej protestuesve. Në ndihmë të tij shkuan menjëherë kolegët, por fatmirësisht lëndimi ishte pa pasoja.

Edhe në protestën e 11 përpara Bashkisë, organizatorët e Aleancës për Teatrin dhe mbështetësit e tyre të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Protestuesit hodhën kapsolla e sende të forta në drejtim të godinës, teksa njësoj si herën e fundit nuk mungoi dhe djegia e gomave.

Policia e Shtetit kishte marrë masa për mbarëvajtjen e kësaj proteste, teksa nuk mungoi thirrja drejtuar organizatorëve dhe pjesëmarrësve që të distancohen nga aktet e dhunës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos