Përgjatë mbrëmjes të së hënës dy automjete kanë rënë në flakë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.
Automjetet janë të llojit “Benz” dhe një tjetër e llojit “Opel”. Ato kanë qenë të parkuara në një bllok banimi në këtë lagje, kur gjatë natës një person i ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën.
Fillimisht i është vendosur flaka makinës së llojit “Benz” dhe më pas ka marrë flakë edhe “Opeli”.
A2 CNN mëson se makina e llojit “Benz” është në pronësi të një femre.
Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë që janë pranë vendit ku ishin parkuar makinat, ndaj policia ka identifikuar zjarrvënësin. (A2 Televizion)