Gjendet i vdekur turisti në Jezercë, kishte humbur rrugën

Nga A2 CNN
12 Qershor 2024, 11:22 | Kronikë

Gjendet i vdekur turisti në Jezercë, kishte humbur rrugën

Është gjetur i vdekur turisti bullgar, i cili ishte shpallur i humbur një ditë më parë në zonën e Jezercës.

Strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, të ndihmuara nga Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura ndërmorën një operacion kërkim-shpëtimi, që zgjati për disa orë.

Në të njëjtën kohë, ekipi i kërkimi-shpëtimit malor u la në afërsi të vendit për të vazhduar kërkimet nga toka. Përpjekjet intensive dhe koordinimi i i strukturave vazhduan derisa u arrit që të gjendet trupi i pajetë i turistit.

Ministria e Mbrojtjes përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar të gjithë turistëve vendas dhe të huaj që në zonat me rrezikshmëri të lartë është e rëndësishme që të ndiqen udhëzimet e dhëna nga guidat e specializuara.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos