Vodhën makinën, pikasen nga policia, gjatë ndjekjes mjeti shpërthen në flakë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2024, 09:13 | Kronikë

Vodhën makinën, pikasen nga policia, gjatë ndjekjes mjeti

Policia e Elbasanit është vënë në ndjekje të dy personave të cilët në orët e para të mëngjesit vodhën një mjet të parkuar në fshatin Petresh, në pronësi të shtetasit R.Ll.

Pas marrjes së informacionit për vjedhjen e mjetit tip Ford, policia ka nisur hetimet dhe pas disa minutash patrulla e ka parë atë duke lëvizur.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por shtetasi që drejtonte automjetin nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.      

Për t'iu shmangur Policisë, 2 shtetasit e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët, në fshatin Dopaj.    

Policia ka krijuar një identikit për dy personat e dyshuar dhe është vënë në ndjekje të tyre.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni