Merr flakë garazhi i pallatit të Komuna e Parisit, nis evakuimi i banorëve
Garazhi i një pallati në zonën e Komunës së Parisit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Bëhet me dije se në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, që po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.
“Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhin e një pallati 8-katësh”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Në përditësim... (A2 Televizion)