Gjykata e Tiranës ka vendosi masën e sigurisë "arrest në burg" për një 27-vjeçar të akuzuar për "ngacmim seksual" dhe "kanosje".
I dyshuari Marash Gjoklaj akuzohet nga prokuroria e kryeqytetit për ngacmimin e një 19-vjeçareje në vendin e saj të punës, si edhe për kanosjen e një vajze tjetër 20-vjeçare në rrugën e Dibrës në Tiranë.
Sipas prokurorisë, këto veprime janë kryer në kohën që 27-vjeçare kishte përfituar liri me kusht nga një dënim penal për krim seksual.
Para togave të zeza 27-vjeçari mbajti qëndrim mohues për akuzën. (A2 Televizion)