Pengmarrja në Devoll, burg 40 ditë për 3 persona

Nga Artin Halili
4 Nëntor 2025, 12:42 | Kronikë

Pengmarrja në Devoll, burg 40 ditë për 3 persona

Arrest në burg me afat 40 ditë për Alti Nallbatin, Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun, të cilët akuzohen se morëm me forcë një të ri në Devoll.

Prokuroria kërkoi këtë masë dhe u pranua nga gjykata, shkruan A2.

Të tre u arrestuan disa ditë më parë pasi morën peng Ilir Topçiun, duke e dhunuar në ambientet e një biznesi pasi e nxorën nga shtëpia.

Topçiu ishte në ‘arrest shtëpie’, u telefonua nga autorët për të dalë jashtë në oborr dhe u mor me forcë nga tre personat.

Kujtojmë se për shkak të kësaj ngjarjeje u shkarkua drejtori i Drjetorisë së Policisë Korçë, Erjon Ahmeti dhe zv/drejtori Hajri Kushe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos