Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Krujë. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10, në Arrameras. Në ambientet e jashtme të banesës së një qytetari me iniciale A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale, më konkretisht është dëmtuar porta e jashtme e banesës.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)