Shpërthim në Tiranë, çfarë ndodhi në 5 të mëngjesit në Laprakë?

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2023, 10:12 | Kronikë
Shpërthim në Tiranë, çfarë ndodhi në 5 të
Foto ilustruese

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Laprakës. Si pasojë e këtij shpërthimi, janë dëmtuar xhamat e një biznesi aty pranë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje, ndërsa nuk raportohen persona të lënduar.

“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën "Dritan Hoxha", në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia e Tiranës në lidhje me ngjarjen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi