“Partizani”, shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin, Gjokutaj tregon se çfarë deklaroi dhëndri i ish-kryeministrit

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 16:18 | Kronikë

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi është tyre për nesër në orën 11:00. Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se në seancë ishte i pranishëm edhe dhëndri i ish-kryeministrit, i cili sqaroi në detaje procedurat e privatizimi.

Sipas avokatit masat e sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nuk qëndrojnë, ndërsa të gjithë procesin e konsideroi si farsë.

“Seanca u shty për nesër në orën 11:00 për shpalljen e vendimit. Të gjitha kërkesat në shkallë të parë i kemi rikërkuar në Gjykatën e Apelit për t’i konstatuar dhe për ta rivendosur këtë proces në shinat ligjore. Z. Malltezi shpjegoi gjithë procedurën e privatizimit dhe përfitimit të pronës dhe gjithë atë normalitet që asaj procedure që është e habitshme se si mund të ngrihet në nivelin e një procesi penal. Procesi i njohjes dhe i kontestimit janë dy gjera krejt të ndryshme.”, tha në prononcimin e tij për gazetarët avokati Genc Gjokutaj.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024