Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Të maskuar e të armatosur grabisin dyqanin në Korçë

Nga Artin Halili
25 Shkurt 2024, 19:28 | Kronikë

Rreth orës 18:45 minuta të së dielës, persona të armatosur kanë hyrë brenda një minimarketit në qendër të fshatit Drenovë në Korçë duke kërcënuar Demirali Bylykbashin, pronarin e minimarketit të cilit i kanë kërkuar leket qe kishte ne vendin e tij të punës.

Bylykbashi nuk ka bërë rezistencë dhe u ka kërkuar grabitësve të cilët kanë qenë të maskuar me një armë të gjatë e dyshuar pushkë të marrin çfarë të duan. Në këto kushte 2 grabitësit me një thes në dorë kanë marrë të gjitha paketat e cigareve, sende të tjera dhe xhiron ditore të minimarketit.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e kësaj grabitje ndërkohë që forca të tjera janë duke krehur gjithë zonën për gjetjen e autorëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi