26 vjet martuar, zbardhet kërkesa e Metës për divorc me Monika Kryemadhin

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 23:13 | Politikë

26 vjet martuar, zbardhet kërkesa e Metës për divorc me Monika

A2 CNN ka mundur të sigurojë kërkesën që ish-presidenti Ilir Meta ka bërë në gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm për t’u divorcuar me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Në dokument mes të tjerash shkruhet se ai dhe Monika Kryemadhi kanë 26 vjet martuar dhe kanë 3 fëmijë së bashku.

Në një intervistë televizive për Syri TV, ish-presidenti Ilir Meta deklaroi për herë të parë se Monika Kryemadhi nuk është më bashkëshortja e tij.

Ilir Meta shtoi se për këtë çështje ka nisur dhe procedurat ligjore, teksa shprehet se ka folur dhe me fëmijët për këtë gjë.

“Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, tha mes të tjerash Meta.

Ndarja e Ilir Metës me Monika Kryemadhin nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Çifti prej kohësh kanë patur jo vetëm mosmarrëveshje politike, por edhe familjare.

Ilir Meta shpesh herë e ka akuzuar Kryemadhin se e dëmtoi rëndë partinë që la pas kur u emërua president, me braktisjen e mandateve.

Divorci politik mes Metës dhe kryemadhit u zyrtarizua në Konventën e 27 Prillit, ku me ndryshimet statutore Monika Kryemadhi u përjashtua nga forumet e partisë dhe tashmë është vetëm një anëtare thjeshtë.

26 vjet martuar, zbardhet kërkesa e Metës për divorc me Monika

 

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024