Aleatët e vegjël të Partisë Demokratike kanë njoftuar sot prezantimin e një platforme për bashkimin e të gjithë faktorit opozitar.
Analisti Aleksandër Çipa, i ftuar mbrëmjen e së enjtes në “Debat” nga Alba Alishani ku sonte flitej për paralizimin e jetës parlamentare dhe reagimin e selive diplomatike në Tiranë, tregoi se ditën e nesërme mund të artikulohet ideja e krijimit të një konfederate apo federate opozitare.
Zoti Çipa theksoi se kriza në Partinë Demokratike, që është futur në vitin e saj të dytë, nuk mund të vijojë pa limit, por megjithatë siç u shpreh ai, mbetet për t’u parë sesi do të pritet ky propozim nga grupimet brenda të demokratëve.
Ndërsa, për analistin Ben Andoni, konfederatat do ta ketë shumë të vështirë që t’u mbivendoset dy PD-ve. Sipas tij, Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk lenë shtigje për të dalë nga rrugët ku ata futen.
“Në politikë duhen lënë shtigjë për të dialoguar për të dalë nga ngërçi. Ka një problem numrash për federatën në Parlament. Ata kanë një status moral, por vështirë të kenë një status për t’iu mbivendosur dy PD.”
Sipas Andonit, me sjelljen e konfederatës si opsion në tavolinë, aleatët e vegjël të PD-së synojnë që të bëhen pjesë e Reformës Zgjedhore dhe vetëm kaq.
Ndërkohë, kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha pranuan se janë në dijeni të iniciativës së aleatëve dhe se janë gati për ta mbështetur atë. (A2 Televizion)