Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.
Ishte Sali Berisha ai që njoftoi vendimin e grupit duke shtuar se sipas tyre marrëveshja ka shkelje të rënda.
“Do të përgatitet teksti dhe do të dërgohet në Kushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të kushtetutës, firma e Edi Ramës dhe shkelje të të drejtave të njeriut."
Ky vendim nuk ka kaluar pa debate gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura mes deputetëve demokratë.
“Debatet janë normale, por në tërësi janë dakord. Debatiështë krejtësisht normale, nuk shoh asgjë. Ishte vullneti në tërësi i grupit.Edhe unë jam për këtë variant, sepse është ai që ne kemi vendosur,” u shpreh Berisha.
“Ka pasur kolegë që kanë gjykuar se nuk do tëduhet çuar në Gjykatën Kushtetuese. Në përfundim secili ka mbajtur qëndrimin etij dhe të gjithë ramë dakord që rruga më e drejtë është që kjo marrëveshja tëçohet në gjykatën kushtetuese. Disa kolegë kanë mbajtur një qëndrim ndryshe porgjatë votimin nuk ka pasur kundërshti,” deklaroi Gazment Bardhi.
Ndërkohë aleatët e vegjël të Partisë Demokratike kanë njoftuar prezantimin e një platforme për bashkimin e të gjithë faktorit opozitar.
Bardhi dhe Berisha pranuan se kanë marrë dijeni dhe treguangatishmëri për ta mbështetur.
“Ne mbështesim çdo iniciativë të cilitdo qësynon bashkimin e opozitës. Është një platformë e partive aleate që do t’iprezantohet Partisë Demokratike dhe grupit parlamentar”.
“E thanë këtë si njoftim, por jo diskutim, sepse ata diskutojnë njëri me tjetrin.”
Sa i përket thirrjes së ndërkombëtarëve për dialog memaxhorancën, grupi i PD kërkon plotësimin e kërkesave të tyre e më pas shprehentë gatshëm për të diskutuar me shumicën.
Gazment Bardhi përshëndeti edhe vendimine Kuvendit për të mos penguar hyrjen e deputetëve të përjashtuar, duke ekonsideruar një reflektim nga ana e socialistëve. (A2 Televizion)