Baza ajrore e Kuçovës ishte pjesë e bisedimeve dypalëshe mes kryeministrit Rama dhe sekretarit Anthony Bliken, zbuloi zyrtari i lartë amerikan gjatë konferencës dypalëshe.
Shefi diplomacisë amerikane zbuloi se kjo bazë do të jetë gati muajin e ardhshëm dhe do të ketë ndihmën e të gjithë vendeve partnere në NATO për pajisjen e saj me teknologjinë më të fundit.
Blinken vlerësoi lidershipin e Ramës dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë për Ukrainën që nga ditët e para të agresionit rus si dhe misionet e NATO.
“Ju falënderojmë për mikpritjen dhe për bisedën e drejtpërdrejt dhe të sinqertë. Kryeministri është një partner i jashtëzakonshëm i SHBA. Ky partneritet është më i fortë se ka qenë. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin. Folëm për punën e fortë për penëmbajtjen sa i përket Ukrainës. Diskutuam sot dhe për sfidat me të cilat përballemi dhe u fokusuam te çështjet e sigurisë. Shqipëria ka qenë një mbështetëse e Ukrainës dhe ka dërguar ndër të parat armë për të përballur agresionin rus. Përgjatë 15 viteve në NATO, Shqipëria ka dhënë kontribut thelbësor. Muajin e ardhshëm, Shqipëria përuron bazën në Kuçovë. Të gjithë anëtarët do të sjellin kontributin e tyre. Çdo aleat ka rritur vitet e fundit shpenzimet për mbrojtjen. Jemi falënderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe po mban detyrimet”, tha sekretari Blinken.
Më tej, sekretari amerikan zbuloi se gjatë takimeve me Ramën bisedoi dhe për sulmet kibernetike të Iranit dhe kontributin e SHBA për përballimin e tyre, teksa nuk harroi të falënderonte Shqipërinë dhe shqiptarët për mikpritjen e mijëra afganëve. (A2 Televizion)