“Elefantin e kemi në dhomë”, Gjiknuri: Takimi i Ramës në Athinë edhe politik

Nga A2 CNN
13 Maj 2024, 22:03 | Politikë

I ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, Damian Gjiknuri, deputeti i PS-së, komentoi takimin e së dielës të kryeministrit Rama me shqiptarët në Athinë.

Gjiknuri e tha hapur se ky takim është edhe politik, ndërsa theksoi se kryeministri Rama ka tentuar disa herë të dialogojë me Greqinë për çështjen Beleri, por kjo nuk është arritur.

“Është momentumi, se ky është edhe takim politik. Ka edhe një çështje me Greqinë. Aty u fol edhe për angazhime konkrete, angazhime u morën, por këto nuk zgjidhen vetëm, duan edhe angazhimin e qeverisë greke. Në fakt, ka një ngërç mes marrëdhënieve me qeverinë greke, elefantin e kemi në dhomë, është çështja e Belerit. Kryeministri ka dashur të dialogojë me qeverinë greke, ka qenë qeveria greke... për ato arsye që ajo ka gjykuar, qoftë për politik të brendshme sepse dhe ata kanë rrymat e tyre më nacionaliste. Ama kryeministri Rama ka dashur, por nuk ka gjetur mënyrë për të dialoguar.

Pse e lëshoi atë mesazh Rama? Na lidhin shumë gjëra. Shqiptarët janë pjesë e integruar e Greqisë. Rama tha se kemi shumë gjëra që na bashkojnë dhe për këtë nuk ia vlen, që për një plesht të djegësh jorganin”, tha Gjiknuri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos