“Nuk kam parë asnjë takim me entuziast se ai i Athinës”, Gjiknuri: Nuk kishim sallë deri ditën e fundit

Nga A2 CNN
13 Maj 2024, 21:00 | Politikë

Një takim entuziast në funksion të objektivave politikë të kryeministrit Rama, e ka cilësuar Damian Gjiknuri takimin e kreut të qeverisë shqiptare me emigrantët në Greqi. Në studion e  Debatit me Alba Alishanin, Gjiknuri pranoi se në të kanë marrë pjesë edhe qytetarë nga Shqipëria.

“Vizita kishte edhe dimensionin kombëtar dhe politik, europian dhe në funksion të objektivave politikë që ka kryeministri Rama. Nuk kam parë takim më entuziast se ai i Athinës më shumë edhe se në takimet që janë bërë në Shqipëri as në përmbylljet e fushatave të zgjedhjeve ishte një lumë energji dhe ndjesi që të bënte krenar gjithçka ishte origjinale, asgjë e orkestruar. Ka pasur edhe qytetarë që kanë ardhur nga Shqipëria, por një pakicë e vogël”.

Ai theksoi se ky ishte një takim i organizuar nga Partia Socialiste dhe deputetët e kryebashkiakët ishin aty për të nxitur bashkatdhetarët.

“Natyrshëm që ky ishte takim i organizuar nga PS dhe të gjithë njerëzit që lidhen më qarqe. Athina është qyteti i dytë më i madh me shqiptarë, mund të jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë. Ky ishte takim i mirëfilltë i PS. Një pjesë e deputetëve dhe bashkiakëve ishin për organizimin, që të nxisnin njerëzit, komunitetet e bashkatdhetarët që mund të jenë edhe votues të PS. Ky ishte qëllimi i mirëfilltë. Çdo tubim politik do organizim, përgatitje. Në kushte të vështira mos të harrojmë që deri ditën e fundit nuk kishim asnjë sallë të garantuar. Është elementi patriotik”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos