Vrasja e efektivit në Fier, reagon Alibeaj: Kambanë alarmi për qytetarët, siguria publike e brishtë

Nga A2 CNN
13 Maj 2024, 16:41 | Politikë

Vrasja e efektivit në Fier, reagon Alibeaj: Kambanë alarmi për

Kambanë alarmi për qytetarët e zakonshëm, e ka cilësuar sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj vrasjen e efektivit të policisë në Baltëz të Fierit. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se ky është një sinjal për brishtësinë që ka siguria publike.

“Vrasja e efektivit të policisë në mes të ditës në qytetin e Fierit, është tregues i brishtësisë që ka rendi dhe siguria publike në Shqipëri. Goditja ndaj punonjësve të rendit publik është një sinjal i dyfishtë dhe një kambanë alarmi shqetësuese për qytetarët e zakonshëm rrugëve të vendit, të cilët janë të pambrojtur dhe nuk e dinë me kë përballen. Njerëz të armatosur qarkullojnë lirshëm në të gjithë vendin dhe kjo është detyrë e organeve ligjzbatuese për të mbrojtur dhe siguruar rendin”.

Deputeti demokrat i bën thirrje organeve përgjegjëse të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe autori të dalë përpara drejtësisë.

“Partia Demokratike e Shqipërisë i kërkon organeve kompetente të zbardhin sa më shpejt ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Fierit dhe kërkojnë që përgjegjësi të dalë përpara drejtësisë. Veç të tjerash, rendi dhe siguria publike janë një ndër shkaqet e largimit të njerëzve nga Shqipëria, ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë garanton të gjithë qytetarët shqiptarë se në programin e saj qeverisës rendi dhe siguria publike do të kenë prioritete absolute, duke forcuar policimin në komunitet dhe bashkërendimin e një sërë institucioneve së bashku për të minimizuar ngjarje të tilla”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos