Taulant Balla, ministër i Brendshëm do të jetë dëshmitari i parë i cili do të pyetet në Komisionin Hetimor për Sistemit TIMS. Marrja në pyetje do të jetë më 15 maj, në orën 17:00. Më pas, lista do të vijojë me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi.
Ditën e sotme është publikuar kalendari për thirrjen e dëshmitarëve, ku siç është bërë me dije edhe më herët lista nuk përfshin kryeministrin Edi Rama dhe as Sali Berishën.
Në listë për t’u pyetur janë edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit si Muhamet Rrumbullaku, apo Ardi Veliu. Gjithashtu, edhe Ervin Muça, ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, i arrestuar për shkak se Kopjoi bazën e të dhënave TIMS, si edhe drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Sipas kalendarit, procesi i marrjes së dëshmitarëve do të përfundojë më 31 maj.
Kalendari i plotë
Datë 15.05.2024, ora 17:00
1. Ministri i Brendshëm, Z. Taulant Balla
2. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Z. Besnik Dervishi
Datë 17.05.2024, ora 11:00
1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Muhamet Rrumbullaku
2. Ish-Drejtor i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Z. Ervin Muça
3. Drejtor i Sistemeve të Policisë në Policinë e Shtetit, Z. Enri Ndoni
Datë 27.05.2024, ora 17:00
1. Ish-Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, Z. Ardit Muço
2. Ish-Drejtor i Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, Z. Ardi Veliu
Datë 29.05.2024, ora 17:00
1. Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Z. Florian Sulejmani
2. Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Z. Saimir Boshnjaku
3. Drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Z. Zef Laska
Datë 31.05.2024, ora 11:00
1. Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Z. Neritan Nallbati
2. Ish Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Z. Dorian Tola
3. Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, znj. Vlora Hyseni
4. Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit, znj. Ervina Gjana
5. Ish-Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit, Z. Besjan Tanuzi (A2 Televizion)