Ndërhyrja në TIMS, në komision pyeten të mërkurën Balla, Rrumbullaku dhe Muça

Nga Anesti Barjamemaj
13 Maj 2024, 16:22 | Politikë

Ndërhyrja në TIMS, në komision pyeten të mërkurën

Komisioni hetimor parlamentar për TIMS-in miratoi, këtë të hënë, një pjesë të kalendarit për thirrjen e dëshmitarëve, të cilët do të pyeten nga ligjvënësit sa i përket çështjes së transferimit të të dhënave nga ky sistem.

Sipas kalendarit, këtë të mërkurë, do të pyeten 4 titullarë institucionesh dhe zyrtarë. I pari është ministri i Brendshëm, Taulant Balla, që do duhet të paraqitet në komision në orën 17:00 dhe një orë pas tij do të kalojë në sitë edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi.

I treti në radhë për t'u pyetur është Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Lista mbyllet me Ervin Muçën, drejtorin e pezulluar të Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, i cili akuzohet për ndërhyrje të paautorizuar në sistemin TIMS, duke kopjuar të dhëna sensitive në një hard disk të jashtëm.

Pavarësisht se Muça është në listën e dëshmitarëve, komisioni i ka dërguar kërkesë prokurorisë së Tiranës për ta thirrur në komision.

Në varësi të përgjigjes nga akuza, Muça do të marrë ose jo pjesë, pasi ndaj tij është vendosur masë sigurie “arrest në shtëpi”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi