Takimi i Ramës në Athinë, Meta e quan tallava: U shpenzuan miliona, mund të ishin dyfishuar pensionet

Nga A2 CNN
13 Maj 2024, 15:20 | Politikë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka quajtur tallava takimin e Kryeministrit Edi Rama në Athinë. Meta tha se për takimin e kreut të qeverisë, u shpenzuan dhjetëra milionë lekë, që sipas tij me këto para mund të ishin dyfishuar pensionet.

“Të gjithë e dinë si administrata e bashkive të Rilindjes dhe administrata shtetërore. Duke shkulur administratën e për t’i dërguar atje. I vetmi zhvillim pak pozitiv për ata shqiptarë që shkuan, ishin këngëtarët. PL është për votën e diasporës, ka qenë edhe dje, është edhe sot. Ata e dinë shumë mirë se kush do t’i rikthejë çunat e Londrës në vend. Ajo tallavaja që ka kushtuar dhjetëra milionë euro mund të ishin dyfishuar pensionet për të gjithë qarqet ku u shkulën patronazhistët e u dërguan atje.”

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi