Ministri Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka rrëfyer në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN disa histori të viteve 1990, që sipas tij, janë tërësisht të vërteta.
Gonxhja teksa hodhi akuza ndaj kryedemokratit Sali Berisha, tha se gjatë kohës që ai ishte në pushtet pas vitit 1992, ai vetë, kryeministri Edi Rama dhe eksponentë të tjerë të gazetarisë dhe PS-së, janë përndjekur, i kanë thyer dritaret me gur dhe kanë rrezikuar edhe jetën nga qeveria e asaj kohe.
Gonxhja tha gjithashtu se te liqeni i Tiranës kanë gjetur një gazetar të groposur deri në pjesën e qafës, i cili pas asaj ngjarjeje nuk e mori më veten kurrë, pasi mbeti me probleme psikologjike.
“Ne nuk kemi humbur jetë njerëzish në vitin 90-91 dhe kemi humbur 3000 jetë njerëzish në vitin 1997. Si është e mundur që ne të rrezikonim jetën më shumë në 1997 me Berishën në pushtet, sesa në 1991 me Ramiz Alinë në pushtet. Rama ka qenë në protestat e studentëve për një opozitë të vërtetë. Ai ka dalë, ka luftuar derisa ka rrezikuar të humbi jetën ai, unë, Ndre Legisi, etj.
Në vitin 1996 ne kemi gjetur kolegë gazetar që ishte i future në dhe te liqeni deri në lartësinë e qafës. Ky gazetar ka humbur jetën më vonë dhe gjatë asaj kohe ka qenë në një gjendje psikologjike që nuk e mori veten kurrë. Ne në atë periudhë përndiqeshim, në hidhnin gurë në shtëpi, na thyenin xhamat e dritareve”, tha Gonxhja. (A2 Televizion)