Grupi i punës i dialogut për reformën zgjedhore u mblodh për të riaktivizuar grupin pas disa ditësh mungesa.
Ditën e mërkurë do të mblidhen sërish ku përveç deputeteve të majtë dhe të djathtë pritet të jetë edhe kryekomisioneri Shtetëror Ilirian Celibashi në mesditë, ku fokusi do të jetë vota e emigrantëve dhe votimi elektronik.
“PS ka qenë promotorë e votës së diasporës dhe sot në tavolinë kemi zgjidhjen konkrete për këtë. Do të bëhen përpjekje për këtë pasi do të duhen 84 vota, PS nuk i ka 84 vota dhe do të bëjë të sajën për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor”, tha Bylykbashi.
“Nuk është aspak e vërtetë se PS është promotorë e votës së diasporës, por motori i prishur i kësaj reforme. Objektiv kryesor për ne është rikthimi te marrëveshja e 5 qershorit”, tha Bylykbashi. (A2 Televizion)