Kryebashkiaku i Berishës pranon emigrantët e Ramës

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 20:29 | Politikë

Përpos kundërshtive për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, një reagim pozitiv vjen nga kryebashkiaku i Fushë Arrëzit. Hil Curri, i cili vjen nga radhët e opozitës.

Në një letër që i ka dërguar kryeministrit Edi Rama dhe ambasadave të huaja në vend, ai ofron strehim për emigrantët. Në studion e Ditarit në A2 CNN, ai mohon që të ketë tradhtuar Berishën për këtë vendim.

“Unë vij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” si kandidat, por kam qenë edhe vjet përfaqësues i shoqërisë civile. Unë nuk kam tradhtuar askënd.  Në mënyrë teologjike unë do të mbroj ata që na mbrojtën. Ne kemi pritur hebrenj, italianë, vëllezërit shqiptarë kosovarë, por këto janë teori të kampeve të mbyllura”.

Ai thotë se këtë vendim e ka marrë në mënyrë humane dhe sensibilizuese, pasi shqiptarët e kanë vuajtur në kurriz emigracionin.

“Sensi i letrës ka qenë pjesa humane, se ne si gjithë shqiptarët, kam qenë në emigracion dhe na kanë pritur të gjitha shtetet e BE dhe mu bë një krahasim, që nëse do të ishin 5 mijë apo 3 mijë prej Ukraine do të kishte kërkesa nga e gjithë Shqipëria nëse do të ishin me ngjyrë nuk do të kishte kërkesa nga Shqipëria.E kam diskutuar edhe me stafin. Ne kërkojmë me qenë pjesë e mbështetjes për një pjesë se ne kemi të afërm në emigracion dhe çdo shqiptar e di se në çfarë rrethanash. Nuk mund të rrija në hije. Pjesa është sensibilizuese dhe humane”.

Ai shprehu gatishmërinë e komunitetit të Fushë Arrëzit  për t’u ofruar mjedis mbështetës ku të kenë qasje në burimet e nevojshme.

 

A2 CNN Livestream

A2 Business