Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Kushtetuese, mungon gjyqtari

Nga Anesti Barjamemaj
22 Janar 2025, 10:32 | Politikë

Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Kushtetuese,

Seanca e parashikuar për sot në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ligjin e Akademisë së Shkencave nuk është zhvilluar.

Pavarësisht se përfaqësuesit e Partisë Demokratike ishin të pranishëm, administrata e gjykatës njoftoi se seanca nuk mund të mbahej për shkak të mungesës së një gjyqtari.

Ky lajm ka shkaktuar vonesa në shqyrtimin e çështjes, e cila ka të bëjë me ligjin që rregullon funksionimin e Akademisë së Shkencave. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca e ardhshme të zhvillohet më 28 janar, në orën 10:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos