Kreu i ‘Nismës Thurje’, Endri Shabani, ka zbuluar në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN, detaje nga sherri mes mbështetësve të ‘Lëvizjes Bashkë’ të Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt, drejtuesit të ‘Shqipëria Bëhet’.
Shabani tha se sherri në protestën e organizuar nga për çështjen e një efektivi të Policisë që tentoi tentoi të vetëvritej, nisi për një mikrofon.
Ai tha që nëse ‘Nisma Thurje’ do ta organizonte protestën, mikrofoni për të folur do i jepej kujtdo që kishte dëshirë, përfshi edhe Arlind Qorin nëse do të ishte aty.
“Tani përplasja aty ishte pasi njëra palë thoshte ‘e kam unë mikrofonin’, është aktiviteti im dhe thërriste Policinë e i thoshte ‘merreni këtë’. Ndërsa Adriatiku me një lloj dëshire dhe protagonizmi mendonte se duhet të fliste meqë kishte ardhur deri aty.
Kur ka ndodhur e kundërta, kush ka ardhur, përfshi edhe Arlind Qorin, i është dhënë mikrofoni, direkt. Sepse është normale. Se kush është pasoja? Pasoja është që ata u zunë me njëri-tjetrin dhe u harrua Azbiu. Pra këtu halli është kush do fitojë kredite nga fatkeqësia e Azbiut”, tha Shabani, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)