Mblidhet sërish Kuvendi pas sherrit të së enjtes, pritet miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 11:01 | Politikë

Mblidhet sërish Kuvendi pas sherrit të së enjtes, pritet miratimi

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme, për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndryshime të cilat nuk u votuan në seancën e së enjtes, pas tensioneve të shkaktuara nga përplasjet mes opozitës e mazhorancës.

Kuvendi ditën e sotme u mblodh pa arritur kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e seancës plenare, por më pas u bashkuan edhe deputetët e opozitës, shkruan A2 CNN.

Ndryshimet që pritet të votohen, janë për disa projektligje në Kodin Zgjedhor që lehtësojnë më tej procesin e votimit të Diasporës në zgjedhjet e 11 majit.

Rendi i ditës:

4. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

5. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

6. Projektligj “Për ratifikimin e vendimit nr.1/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane të 12 dhjetorit 2024, për ndryshimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr.59/2024, në lidhje me përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike, në kuadrin e kësaj konvente, të zbatueshme që nga 1 janari 2025”.

7. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar.

8. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.

9. Projektvendimi “Për emërimin e Kryetarit të Këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.

10. Projektvendim “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”.

11. Projektvendim "Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do mbajë funksionin e Kryetarit të Bordit".

12. Projektvendim "Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e vitit 2025".

13. Projektvendimi “Për lirimin e zotit Gëzim Podgorica nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

14. Projektvendimi “Për lirimin e zotit Genc Përmeti nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

15. Projektvendimi “Për shkarkimin e zotit Leka Bungo nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar”.

16. Projektvendimi “Për shkarkimin e zotit Albert Minga nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

17. Projektvendimi “Për shkarkimin e zonjës Ardita Reçi nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

18. Projektvendimi “Për shkarkimin e zotit Dionis Papadhimitri nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

19. Projektvendimi “Për shkarkimin e zotit Edmond Tullumani nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

20. Projektvendimi “Për shkarkimin e zotit Engjëll Ndocaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

21. Projektvendimi “Për shkarkimin e zotit Ilir Keko nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

22. Projektvendimi “Për shkarkimin e zotit Mevlan Shanaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

23. Projektvendimi “Për shkarkimin e zonjës Milena Selimi nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

24. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos