Sali Berisha mbërrin në SPAK, pritet me brohori: O Sali, o hero!

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 10:06 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur këtë të hënë në SPAK, në përmbushje të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” që është dhënë ndaj tij nga Gjykata e Posaçme, pasi po hetohet për dosjen “Partizani”.

Një ditë më parë, Berisha u bëri thirrje mbështetësve të tij që të jenë të pranishëm pranë godinës së Gjykatës dhe disa dhjetëra prej tyre ï ishin përgjigju thirrjes. “O Sali, o hero! Gjithë Shqipëria ty të do”, ishte parulla kryesore e thërritur prej tyre.

Dy ditë pasi kreu i PD e paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se në rast të tubimeve pro Erion Veliajt para dyerve të GJKKO apo SPAK, opozitarët do të përgjigjeshin me një kundër-protestë në mbrojtje të organeve të drejtësisë.

“Janë tejkaluar të gjitha normat. Unë i jap ultimatum Edi Ramës, mos guxo të organizosh protestë tjetër se opozita do të përgjigjet me një kundërprotestë që ti nuk mund ta imagjinosh. Mos guxo, mbaje mend këtë. Po thirrje protestë, do thirret protesta përfundimtare për ty”, tha Berisha në konferencën për media të së premtes. 

Vijon... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos