Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Forcohesh çdo ditë! Shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 09:25 | Politikë

Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Forcohesh çdo

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar sot nga qelia 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka thënë se Kosova forcohet çdo ditë si faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon.

Po ashtu Meta ka shkruar se Kosova është shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur!

Forcohesh çdo ditë si faktor i rëndësishëm paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon, shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë.

Partia e Lirisë është e vendosur për të mbrojtur pavarësinë e integritetin territorial të Kosovës, si dhe të mbështesë procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e saj në gjithë organizatat rajonale dhe në OKB.

Urimet më të përzemërta vëllazërore!”, shkruan Meta, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos