Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis priti në zyrën e tij kandidatët fitues në zgjedhjet europiane që do të Demokracinë e Re në Parlamentin Europian.
Në pamundësi për të qenë i pranishëm, për shkak të dënimit të tij, Fredi Beleri u lidh me këtë mbledhje përmes një telekonference.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Shtetit Akis Skertos, zv.ministrja e Punëve të Jashtme Alexandra Papadopoulou dhe sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian Tasos Hatzivasiliou.
Më herët, kryeministri Mitsotakis zhvilloi një bisedë telefonike me eurodeputetin e sapozgjedhur Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për ta uruar për zgjedhjen e tij si eurodeputet ne Parlamentin Europian. (A2 Televizion)