Në kuadër të qëndrimit në SHBA, ku ndoqi nga afër edhe ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Donald Trump, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një sërë takimesh të nivelit të lartë.
Përmes postimeve në rrjetin sociale Facebook ia bën me dije se është takuar me senatorët John Cornyn dhe James Lankford, me të cilët kanë diskutuar për problemet në rajonin e Ballkanit dhe në veçanti situatën në Shqipëri, me vendin që gjendet para zgjedhjeve parlamentare.
“Kënaqësi të takohesha me Senatorin John Cornyn anëtar i Komosjonit të Jashtëm dhe Komisjonit të Inteligjencës në Senat, por dhe anëtar i OSCE PA, me të cilin biseduam për angazhimin e tij në Forumin e Sigurisë që bashkëorganizoj në Kongres në 5 shkurt me temë “Veprimet keqdashëse të Kinës, Rusisë dhe Iranit”. Kënaqësi të takoja gjatë inaugurimit mikun e vjetër Senatorin James Lankford bashkë me bashkëshorten e tij Cindy. Senatori Lankford është nënkryetari i konferencës së Senatorëve Republikan dhe anëtar i Komitetit të Inteligjencës. Më tej për elementë të forumit të Sigurisë biseduam me Phol Breuder, Këshilltarin për sigurinë të Senatorit Cornyn, me Paul J Bonicelli, Këshilltarin për Sigurinë të Senatorit Rick Scott, me interesin për organizimin e këtij forumi vitin tjetër në Senatin e SHBA. Biseduam për problemet me manipulimin e zgjedhjeve na qeveria në Shqipëri, lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Përdorimin e drejtësisë në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën kundër opozitës”, shkruan Mediu. (A2 Televizion)