Pas Samitit të tretë rajonal të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, i cili u mbajt në Kotorr të Malit të Zi, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët.
Sa i përket çështjes së integrimit dhe pesimizmit të Vuçiçit, Rama theksoi se kjo është normale, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk është si Serbia, por Europa e Ballkanit.
“Tani që presidenti i Serbisë dhe Serbia të jetë më pesimiste se ne dhe se Shqipëria, kjo është gjëja më normale. Ne nuk jemi Serbia, ne jemi Europa e Ballkanit dhe ne jemi Shqipëria që me të drejtën e Zotit edhe me të drejtën e popullit shqiptar kërkon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian dhe ndërkohë për këtë po punojmë në mënyrë të përditshme dhe me fiksimin që Shqipëria e 2030 të jetë gati për t’u ulur në tryezën e familjes së bashkuar europiane”, tha Rama me gazetarët. (A2 Televizion)