Pas Athinës në Milano, Rama publikon vendin ku do të takohet me shqiptarët

Nga A2 CNN
16 Maj 2024, 11:32 | Politikë

Pas takimit të së dielës, më 12 maj në Athinë, kryeministri Rama do të vijojë në Itali turin e tij të takimeve me diasporën shqiptare.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka bërë të ditur se takimi me shqiptarët e Italisë do të mbahet në Milano. Shqiptarët do të mblidhen në pallatin e sportit “Palayamamay”, në orën 11:00.

Takimi i Athinës bëri shumë bujë në mediat e shtetit fqinj, por pati reagime edhe nga Serbia, ku u kërkua një aleancë Serbi-Greqi, kundër Shqipërisë së madhe, sipas tyre.

Edhe në Itali, Rama pritet të mbledhë me mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë në këtë shtet prej vitesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos