Negociata PS-PD, të martën pritet të miratohet ngritja e komisioneve hetimore

Nga Fjorela Beleshi
11 Mars 2024, 15:06 | Politikë

Negociata PS-PD, të martën pritet të miratohet ngritja e

Ngritja e 2 komisioneve hetimore të dakordësuara në negociata mes PS dhe kreut të grupit parlamentar të PD do shqyrtohet ditën e martë në konferencën e kryetarëve.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se socialistët dhe demokratët kanë rënë dakord që për rikthimin në normalitet të Parlamentit të mos jetë një dokument i dakordësuar mes palëve politike, por të vijë si produkt i institucionit të Parlamentit.

Sipas burimeve, gjatë ditës së hënë kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi ka zhvilluar takime me bashkëdrejtuesin socialist të reformës zgjedhore, kryetarin e komisionit të ligjeve si dhe me drejtuesen e Parlamentit, Lindita Nikolla, për të vendosur përfundimisht mbi kërkesat e negociuara të grupit parlamentar demokrat.

Kërkesa e Bardhit për të pasur bashkëdrejtuesin e reformës zgjedhore duket se nuk do të marrë zgjidhje, pasi mazhoranca mendon që nuk duhet të ketë më një komision të posaçëm për ligjin zgjedhor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos