Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

PS “gjen” votat për amnistinë! PD e Bashës me amendament për faljen e protestuesve të saj

Nga Ervin Koçi
7 Shkurt 2024, 15:11 | Politikë

Grupimi i Lulzim bashës iu bashkua nismës së qeverisë për amnistinë penale duke paraqitur amendamentin e vet, duke rritur shanset për të plotësuar numrin e votave të nevojshme për ta miratuar.

Enekelejd Alibeaj ishte demokrati i vetëm në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, zhvilluar online, ku prezantoi kërkesën që pjesë e faljes penale të jenë edhe personat e arrestuar apo dënuar nga protestat e thirrura nga opozita në vitet 2018-2020, që nga ato të banorëve të Astirit, te molotovët e Lulzim Bashës përpara kryeministrisë, përfshirë protestën e teatrit kombëtar e deri tek ato për të ndjerin Klodian Rasha.

Përballë nevojës për të plotësuar votat e nevojshme, maxhoranca u shpreh e gatshme ta marrë në konsideratë kërkesën, por kundërshtoi argumentet e Alibeajt.

Amendament për heqjen e ngarkesave penale ndaj protestuesve demokratë, ka prezantuar edhe Ferdinand Xhaferri, pjesë e grupit parlamentar drejtuar nga Gazment Bardhi, që votën për amnistinë e ka të kushtëzuar.

Miraitmi i Amnistisë parashikohet të bëhet javën e ardhshme në parlament, e deri atëherë duhet të gjenden 84 vota. Nëse shumica pranon amendamentin e Alibeajt, atëherë llogaritë aritmetike dalin të suksesshme ku 78 vota vetë maxhorancës i bashkohen 10 të Lulzim Bashës, çka bën të panevojshme nisjen e negociatave me grupimin tjetër të PD-së që ka një qëndrim radikal ndaj Kuvendit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani