Rama në Greqi, kreu i Shoqatës së Emigrantëve: Takim patriotik, jo politik

Nga A2 CNN
11 Maj 2024, 17:47 | Politikë

Kreu i Shoqatës së Emigrantëve, Arben Cani, në një intervistë për A2 CNN u kujdes që ta cilësojë takimin me kryeministrin Edi Rama në Greqi patriotik dhe jo politik. 

“Ne si shqiptarë në Greqi nuk takojmë kreun e Partisë Socialiste, por kryeministrin e Shqipërisë. Është krenari për ne si emigrantë që të takojmë për herë të parë një kryeministër të vendit tonë në shtetin që jetojmë prej vitesh”, tha Cani.

Sipas tij, votën e diasporës të gjithë emigrantët e kanë kërkuar prej vitesh dhe këtë gjë do ta bëjnë edhe në takimin me Ramën të dielën.

“Vota e emigrantëve nuk blihet apo shitet, nuk korruptohet, është një votë demokratike dhe çdo parti, qoftë majtas apo djathtas, e ka frikë këtë votë”, theksoi Cani.

Në lidhje me kandidimin e Fredi Belerit për eurodeputet, kreu i Shoqatës së Emigrantëve theksoi: “Nuk i intereson komunitetit shqiptar fare politika e dy shteteve. Drejtësia të bëjë punën e saj e pastaj të vendoset”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos