“Shitën 100 mijë dosje kredish të këqija”, Teliti: Guvernatori pjesë e skemës kriminale të institucioneve jobanka

Nga A2 CNN
11 Maj 2024, 17:01 | Politikë

“Shitën 100 mijë dosje kredish të këqija”,

Përfaqësuesi i çështjeve ekonomike në PD, Dorian Teliti ka denoncuar rastin e një banke të nivelit të dytë për shitjen e 100 mijë dosje kredish të këqija.

Sipas tij edhe pse një prej institucioneve financiare jo banka në vend nuk e gëzonte këtë të drejtë, Banka e Shqipërisë e ka lejuar këtë veprim, duke i vështirësuar borxhet e qytetarëve në pagesa më të larta.

“Sot në emër të Partisë Demokratike do të denoncoj me forcë një skandal  financiar dhe korruptiv që përfshin Guvernatorin Gent Sejko dhe Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për rreth 100 mijë dosje kredish të këqija, të cilat janë shitur nga bankat e nivelit të dytë Micro Credit Albania, kompani e cila në fillimet e kryerjes së këtyre transaksioneve nuk ka qenë as e licencuar për të kryer këto veprime financiare. Konkretisht, ndonëse nuk ka qenë e licencuar për të blerë portofol kredish, në gusht 2015, Micro Credit Albania blen një portofol të kredive të këqija prej 22 milionë euro nga ProCredit Bank, me një çmim prej vetëm 2,7% të totalit të këtij portofoli. Në këtë moment, do duhej që Banka e Shqipërisë të ndërhynte menjëherë për të bllokuar këtë transaksion financiar dhe të merrte masat dhe hapat ligjore për të pezulluar aktivitetin e Micro Credit Albania, dhe gjithashtu të denonconte në organet e prokurorisë shkeljet ligjore të kryera. Por e kundërta ndodhi.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos