Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 40%
  • Modern 7%
  • I trashëguar 13%
  • Unik 40%

“Shqipëria pritet të marrë një notë proteste nga BE-ja”, Tabaku: 14 investime korruptive në zonat e mbrojtura

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2024, 10:38 | Politikë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, paralajmëroi se Shqipëria shumë shpejt pritet të marrë një notë proteste nga Bashkimi Europian, në lidhje me ligjin për zonat e mbrojtura, të cilin mazhoranca e miratoi në seancën e fundit të Kuvendit, vetëm me votat e saj.

Sipas Tabakut, ligji është tërësisht korruptiv dhe parashikon 14 investime strategjike në zonat e mbrojtura, teksa shqetësimet e saj i ka përcjellë deri në instancat më të larta vendase dhe europiane.

“Ju e dini që kam kohë që përpiqem që betejën tonë ta bëjmë në institucione. Por në këto kushte as vota e deputetëve të PS-së nuk ka vlerë. Në ligjin e zonave të mbrojtura u shkelën të gjithë konventat. Ka 14 investime strategjike brenda zonave të mbrojtura. E kam ngritur këtë shqetësim me ambasadorët dhe strukturat e tjera. Këto nuk janë akte që shkojnë në frymën e integrimit.

Këto akte tregojnë se qeveria punon për një grup njerëzish. Ky është një ligj korruptiv, tregon kapjen e shtetit. Më vjen keq për ata kolegë socialistë që ngritën kartonin. Di që qeverisë po i dërgohet një notë proteste. Ky ligj është problematik për mjedisin, por jo vetëm kaq është kryekëput korruptiv”, tha Tabaku.

A2 CNN Livestream

A2 Business