“Turizmi është kali ynë i betejës”, Rama në Zvicër, flet për Sazanin dhe Portin e Durrësit

Nga A2 CNN
22 Janar 2025, 14:54 | Politikë

“Turizmi është kali ynë i betejës”, Rama në

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në sesionin "Mënyra se si do të udhëtojmë" në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku diskutoi për zhvillimin e industrisë së turizmit në Shqipëri.

Gjatë panelit, i moderuar nga Richard Quest nga CNN International, Rama theksoi se turizmi është një sektor i ri dhe në rritje për Shqipërinë, një industri që po ndërtohet me hapa të shpejtë dhe po sjell zhvillim të jashtëzakonshëm.

Ai përmendi mundësitë që ofronin peizazhet natyrore dhe infrastrukturën e re, duke përfshirë hapjen e maleve për turistët dhe projekte të mëdha, si investimet e Jared Kushner në ishullin e Sazanit, por edhe Porti i Durrësit.

Rama u shpreh se Shqipëria është e angazhuar të mbështesë turizmin si një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, duke e konsideruar atë "kalin e betejës" të vendit.

“Turizmi për ne është diçka e re, është një industri që po e ndërtojmë dhe nga e cila po shohim më së fundmi një zhvillim të jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet, nga çelja e maleve tona për turistët që duan të ngjiten e po kështu edhe me propozime si ai Jared Kushner për të ndërtuan e zhvilluar, deri te një nga kompanitë më të mëdha që po zhvillon një port turistik. Nuk ka asnjë shans që ne ta minojmë turizmin. Në të kundër turizmi është kali ynë i betejës”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos