Vota e emigrantëve, shqetësimi i demokratëve, Bylykbashi: Mazhoranca mund të regjistrojë vetëm të vetët

Nga A2 CNN
18 Janar 2025, 20:22 | Politikë

Vota e emigrantëve, shqetësimi i demokratëve, Bylykbashi:

Vota e emigrantëve duket se do të jetë tema kryesore deri në zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 11 maj.

E tashmë që procesi i regjistrimit online të diasporës ka nisur, janë shfaqur dhe problematikat e para, të cilat po denoncohet nga opozita.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ngriti shqetësimin që po hasin shqiptarët që duan të votojnë, për shkak se një numri të madh iu kanë skaduar kartat e identitetit.

Teksa kërkoi qeverinë të reagojë për zgjidhjen e situatës, Bylykbashi u shpreh se mazhoranca mund të tentojë të regjistrojë vetëm personat që ka në patronazhimin e saj.

“Ndërkohë që ligji është i ashpër dhe thotë kush ka dokument të vlefshëm mund të regjistrohet. Një pjesë e madhe e kanë të skaduar dokumentin. Ne për fat na thotë ODIHR që 600 mijë persona i kanë dokumentet e skaduara. Kjo është detyra e qeverisë. Në 2021 dhe 2023 në një situatë të ngjashme nxori një vendim për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumentit të skaduar vetëm për të votuar. Në Himarë lanë 6000 veta pa votuar dhe e grabitën bashkinë.

Duhet qeveria të miratonte në para 11 janarit një akt për të zgjidhur problemin. Kushtetuta thotë që shtetasit shqiptarë kanë të drejtën e votës. PS do të lerë jashtë ata që nuk kanë dokumente dhe të rinovojë vetëm ato që ka në patronazhim. Ministria ka nxjerrë konsullatat e lëvizshme, diçka e jashtëligjshme. Ja çojnë vetëm atyre që duan”, tha Bylykbashi në Off the Record për gazetarin Andrea Danglli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos